Policia e Lezhës ka vënë sot në pranga dy persona të cilët bënin thirrje në Facebook se kishin prodhuar një ilaç që shërnonte COVID19 dhe tentonin tua shisnin qytetarëve. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Kuruesi i rremë” janë vënë arrestuar Frederik Frroku, 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi Henri Frroku, 30 vjeç, banues në Mamurras

Këta dy qytetarë prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do ti shëronte nga COVID19

57 vjeçari nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi

Frederik Frroku pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, ia jepte shtetasit nipit të tij i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID19