Austria së fundmi ka ka pezulluar fluturimet nga Shqipëria nga data 16 deri në 31 korrik duke qenë se numri I rasteve të reja po rritet dita ditës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada shqiptare në Vjenë e cila ka njoftuar se me vendosjen e rregullave të reja nga Ministria austriake e Shëndetësisë e ndalimit tё fluturimeve drejt Austrisё zgjerohet me 10 vende tё reja, dhe numri në total i shteteve që nuk do të lejohen të futen në Austri ka shkuar në 18 ku përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.