Ditën e djeshme mjeku i Urgjencës Ilir Allkja kishte postuar një foto, teksa përgatitej për të vizituar një pacient të dyshuar Covid 19, ndërsa apelonte që të gjithë qytetarët të mbanin maska, si mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

Por duket se fotoja e publikuar nga Allkja ka tërhequr vëmendjen e Braçes, i cili përmes një postimi të gjatë në Instagram, shkruan se maska nuk duhet mbajtur në asnjë mënyrë si doktori i urgjencës.

“JOOOOOO! MASKA NUK MBAHET SIC E MBAN KY DOKTOR! NUK KA ASNJE VLERE PO E MBAJTE KESHTU, JE I EKSPOZUAR, MUND TE INFEKTOHESH! Pa asnje diskutim qe maska eshte jetike tani, per gjithkend, ne cdo moshe, ne ambjente te mbyllura, me shume njerez e pa distanca;

POR JO KESHTU! DUHET MBULUAR HUNDA E GOJA, NDRYSHE NUK KA ASNJE VLERE! Mjeket jane ata qe e dine fare mire kete, ata duhet te edukojne cdokend! I jam shume mirenjohes cdo mjeku e infermieri, epidemiologu, farmacisti, sanitari qe po lufton cdo dite per jeten;

Eshte nje mirenjohje sa personale po aq edhe shoqerore, kombetare; E shpreh cilido, kudo qe ndodhet, kudo ku ka nevoje e merr sherbim nga njerez ne sherbimin publik, ne rrezik por te perkushtuar dhe duke sakrifikuar. Shqiperia ka nevoje per ta tani; As per polikanet qe bejne si mjeke e as per mjeket qe bejne politike e asgje tjeter; si duhen kujt!

Kam nje jave qe te njejtet politikane qe bejne si mjeke dhe, po te njejtet mjeke qe bejne si politikane,televizive e pa asnje pune tjeter- ne ndonje qender shendetesore, poliklinike, spital apo ne terren duke gjurmuar infeksionin rast pas rasti JOOOO e JOOOOO, sic mijera kolege, ti degjoj te thone teresisht te kunderten e asaj qe kishin thene me pare;

Me pare tamam keta, thane se numrat e vegjel ne karatine ishin te rreme, se virusi ishte shfaqur qe ne dhjetor e se te vdekurit e numeruar ishin shume me teper nga ajo periudhe; Pastaj vleresuan masat e marra gjate karantines; Por tani me ngulm thone po ne televizion, kurre permes nje pune konkrete se beme gabim qe u mbyllem aq heret e aq fort E dini pse? Per nevoja politike nga fillimi ne fund!

Njerezve as qe ju duhet politika tani, nese ju nevojitet, kjo ju vlen per vendime te qarta,te kthjelleta, konkrete per te perballuar semundjen me te rende qe ka kakuar ky vend, evropa e bota! Ndaj mjaft me politiken boshe; Ose sherbim konkret per njerezit, ose llafet nuk behen kurre sherbim e kurre pune per njerezit!” shkruan Braçe në postimin e tij në Instagram.

Ndërkohë që nuk ka vonuar as përgjigja e mjekut Allkja, i cili thotë se ai ende nuk e ka përfunduar procedurën e veshjes, në momentin kur është bërë fotoja.

“Vini re, zvkryeministri paska mësuar se si mbahet maska! Në këtë foto une jam duke u veshur, siç e shihni nuk kam mbërthyer ende shiritin e veshjes speciale e as maskën nuk e kam vënë!

Unë thjeshtë po bëhem gati per të vizituar një të infektuar me Covid-19, jam duke u pregatitur, e në pregatitje e sipër gjeta 2 sekonda kohë për këtë foto. Ideja ishte të tregoja që përkundër atyre që japin mend nëpër TV unë punoj!

Sidoqoftë më vjen mirë që një kryeministër e njeh maskën, rëndësinë e saj, mënyrën e sigurtë të mbajtjes! Urime Erion Braçe, ti me ke zhgënjyer, të mendoja si gjithë kabinetin e Ramës, por ti ndryshon pak , ke pak më shumë brumë , urime edhe një herë!” shkruan Allkja në postimin e tij.