Protestat e fundit, të cilat kanë tronditur Beogradin për dy netë me rradhë, dhe disa qytete të tjera në Serbi që prej mbrëmjes së kaluar, janë ideologjikisht më të ndara deri më tani dhe mbledhin njerëz me bindje të ndryshme politike, midis të cilëve ekziston një mosbesim ekstrem.

Kjo është arsyeja pse nuk është për tu habitur që deklaratat e djeshme të shumicës së aktorëve politikë, si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, mbizotërohen nga dyshimet e hapura dhe spekulimet për “elementë të futur” dhe “provokatorë” të cilët synojnë të diskreditojnë protestat ose ti drejtojnë ato në një drejtim të caktuar

Për shkak të qëllimeve kaq të ndryshme ideologjike të protestuesve, demonstratat patën një kurs të pazakontë dhe të paparë ndonjëherë më parë dy netët e mëparshme. Protestat nisën dje më parë si një revoltë civile për shkak të mënyrës në të cilën udhëheqja e shtetit dhe Shtabi i Krizave në Serbi kundërshtuan izolimin i shkak i pandemisë së koronavirusit

Gjatë mbrëmjes së djeshme, demonstratat nisën paqësisht, ndërsa dje u bashkuan edhe drejtuesit e partive politike civile, si Dragan Djilas, Sergei Trifunovic

Por teksa protestat kishin nisur prej pasdite, me perëndimin diellit nisi edhe dhuna nga anëtarët e ekstremit të djathtë. Ata u përplasën me policinë, dhe tema e pandemisë Covid-19 për ta duhej të zhdukej dhe do ti jepte rrugë Kosovës si motivi kryesor për të ngritur zërin.

Kur liderët politikë u zhdukën nga rrugët e mbushura me protestues, nisën përleshjet e ashpra, ndërsa policia po përpiqej të shpërndante turmat me gaz lotsjellës.

Një ditë më parë në Beograd kanë nisur protestat masive kundër Presidentit serb dhe vendimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për izolimin e vendit si shkak i pandemisë. Por qytetarët serb kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për tu përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid19 ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Ndërkohë që protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit Vuçiç, ky i fundit deklaroi se protestat kanë si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.