Xhirimet e shumëpritura të Friends do të fillojnë në gusht. Grupi i Jennifer Aniston, Matt Le Blanc, Courtney Cox, Matthew Perry dhe David Schimmer do jenë vetëm me grupin e punës. Audienca që zakonisht mblidhet në raste xhirimesh është e ndaluar për shkak të koronavirusit.

Shfaqja do të jetë një përzierje intervistash dhe skeçesh. Fillimisht gjithë stafi do të testohet për Covid19 dhe në fund do karantinohen.

Ylli i serialit Jen tregoi disa ditë më parë se gjatë izolimit nuk kishte dalë nga shtëpia për 3 javë pasi ishte fiksuar për ta pastruar dhe dezinfektuar në çdo moment.

Kështu që xhirimet do zhvillohen në ditë të jashtëzakonshme dhe shumë ndryshe nga çe kishin imagjinuar.