Një grup prej 9 personash janë arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohen se kanë përfituar përmes mashtrimit në rrjetin social Facebook, një shumë prej 38 mijë euro. Operacioni “Transferta” ka prangosur 9 të rinj, emrat e tyre ende nuk dihen. Mes të arrestuarve janë edhe disa gra, ndërkohë që në kërkim është shpallur edhe një person i dhjetë që ka bashkëpunuar me grupin

Të arrestuarit janë: E. A., 29 vjeç, I. Q., 27 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. T., 28 vjeçe, N. Sh., 21 vjeç, E. H., 33 vjeçe, A. Sh., 21 vjeç, A. A., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë. Ata akuzohen për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”

Skema e mashtrimit ka zgjatur për gati 1 vit, ku ata kanë vjedhur llogari në Facebook, iu kanë ndryshuar të dhënat e më pas kanë folur me “friendsat” miqtë e këtyre llogarive Kështu, përmes mashtrimit ata kanë marrë një shumë prej 38 mijë eurosh.

Grupit iu sekuestruan 10 telefona, 10 karta sim, 3 pajisje elektronike dhe një faturë (mandat pagese) që provon mashtrimin. Në kërkim, E. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili siç bëjnë me dije burime për Dosja.al është ideatori i skemës