Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit dhe për dijeni Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, për shtyrjen e zgjedhjeve në universitetet publike.

Sipas Sindikatës, fati i qeverisjes së universiteteve varët nga drejtuesit e zgjedhur ndërsa nëse ato do të zhvilloheshin në afatin e përcaktuar do të çonin në emërime e jo zgjedhje dhe drejtuesit do të ishin fiktiv.

Teksa theksohet situata me pandeminë dhe mungesa e studentëve, SPUSH thekson se nuk krijohet asnjë premisë dhe mundësi reale për konkurim të ndershëm dhe të paanshëm, ndërsa masat në fuqi pengojnë grumbullimet për shpalosjen e programeve të kandidatëve.

“Këto zgjedhje në kohë pandemie dhe në mungesë të studentëve në universitetet publike, janë tërësisht formale, sepse ajo nuk krijojnë asnjë premisë e mundësi reale për konkurrim të dnërshëm dhe të paanshëm. Në kushtet kundër numri i të prekurve me COVID19 shtrohet nga dita në ditë, hapja dhe zhvillimi i fushatës për zgjedhje presupozon takime dhe grumbullime studentësh dhe pedagogësh me kandidatët për dekan dhe rektorë. Këta të fundit duhet të shpalosin platformat e tyre për zhvillimin akademik të universiteteve” shkruhet ndër të tjera në letër.