Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar 147 raste të reja me COVID19 ndërsa janë realizuar 1296 testime.

ISHP-ja ka regjistruar 111 pacientë të shëruar, prej të cilëve vetëm në Shkup 56 dhe në Tetovë 36.

Sipas njoftimeve kanë ndërruar jetë 6 persona, tre pacientë nga Shkupi dhe një nga Kumanova, Shtipi dhe Berova.

Sipas njoftimeve nëpër Spitalet dhe COVID qendrat e vendit janë të shtruar mbi 400 pacientë.

Ballkani Perëndimor po shënon shifra të larta të personave të infektuar prej disa javësh /Opinion.al