Teksa numri i të infektuarve me koronavirus përgjatë këtij muaji është shtuar, me shifra të larta ka qenë dhe numri i të shtruarve në spitale. Vetëm përgjatë 30 minutave të fundit në spitalin COVID janë paraqitur 4 pacientë për t’u shtruar, të cilët kanë qenë pozitiv dhe kanë shfaqur simptoma të përkeqësuara të sëmundjes.

Mësohet se këta persona janë nga rrethet dhe mbi 60 vjeç. Ndërkohë, një prej rasteve është në gjendje më të rënduar, mbi moshën 80 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit, 3 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në vendin tonë.

Ndërkohë, në spitalin Infektiv ka patur edhe grumbullime të pazakonta njerëzish, një pjesë e të cilëve shkojnë aty për tu interesuar për të afërmit e tyre.