Presidenti Ilir Meta do të takohet ditën e sotme me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Ky takim vjen si nevojë për të arritur një kordinim për sa i përket emërimeve të reja në sistemin e drejtësisë. Ditën e djeshme Amasadorja Amerikane në Tiranë zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit si vijimësi e angazhimit të SHBA ve për të përmbushur realizimin e reformës së shumëpritur nga shqiptarët, reformës në drejtësi

Takimi do të mbahet në Presidencë në orën 12 30 Ky takim që pritet të zhvillohet në Presidencë ka pikërisht të bëjë me procesin përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Vendi ynë si pasojë e reformës në drejtësi aktualisht është pa Gjykatë Kushtetuese dhe ngritja sa më parë e saj është shumë e rëndësishme për ecurinë demokratike

Në takimin mes Ruçit dhe Kim ditën e djeshme, që nuk zgjati më shumë se 20 minuta, zyra e shtypit të Kuvendit njoftoi se është folur pikërisht për të njëjtën çështje, bërjen sa më parë funksionale të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese

Po jashtë temës së diskutimit nuk është lënë dhe Reforma Zgjedhore, drafti përfundimtar i së cilës është dorëzuar këtë të hënë në Kuvend