Shqipëria renditet e 6ta në Europë sipas një raporti të Universitetet John Hopkins i cili bazohet tek infektimet nga COVID19 për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit.

Raporti në fakt bazohet tek shifrat nga 12 qershori deri në 26 qershor, kur në Shqipëria ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID19

Në këtë periudhë shihet se Shqipëria ka pasur mesatarisht 29 raste për 100 mijë banorë. Por sa i përket Ballkanit, Maqedonia e Veriut dhe Kosova qëndrojnë sipër Shqipërisë, saktësisht në vendin e 2të dhe të 3të.

Vendin e parë me bilancin më negativ e mban Suedia në Europë, me 151 raste të reja mesatarisht në 100 mijë banorë në 2 javë