Ditën e djeshme kryeministri Rama është shfaqur papritur në vilën qeveritare në Vlorë, ndërsa u aludua se mund të kishte një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Mbrëmjen e sotme Rama është parë të zbarkojë në Vlorë, i rrethuar nga truprojat, ndërsa kishte hipur në makinën tip “Lincoln” në pronësi të vëllait të tij, Olsit, raporton newsbomb.

Burime për newsbomb thanë që Rama është parë të futet në një restorant në Vlorë, ku mendohet se aty do të darkojë, për tu rikthyer përsëri në vilën qeveritare.

Ditën e sotme rreth orës 11:00 paradite Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë në Zvërnec të Vlorës, por nuk është lejuar që mediat të marrin pjesë /Newsbomb.al