Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e djeshme të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha se “nuk do të pranonte më gjykim të shkurtuar dhe se do të sillte para gjykatës çdo vlerësim”.

Sipas Artan Hoxhës, kjo do të thotë se edhe kryeministri mund të dalë para gjyqit.

“Duke iu referuar asaj çfarë tha vetë Saimir Tahiri dje, kjo do të thotë se çdo njeri do vijë para gjyqit. Saimir Tahiri tha se do sjell të gjitha vlerësimet. Vlerësimet i ka bërë kryeministri, e ka quajtur edhe kampion. Pra, i bie që edhe kryeminsitri do vijë para gjyqit”-tha Artan Hoxha në studion e Abcnews.

Sa i takon vendimit të djeshëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Artan Hoxha se se ishte vendimi më i keq i mundshëm.

“Ky ishte vendimi më i keq i mundshëm, edhe për Saimir Tahirin. Nëse e kishin dënuar , do i drejtohej Gjykatës së Lartë, edhe pse kjo nuk ekziston. Por, në këto kushte nuk munden ti drejtohen Gjykatës së Lartë”-u shpreh Artan Hoxha./ CNA.al