Gjashtë shqiptarë nga Koosva janë shpëtuar mbrëmjen e sotme nga një helikopter i Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes. Mësohet se gjashtë shtetasit kosovarë kishin shkuar të ngjisnin majën e malit të Jezërcës dhe në orën 19:00 kishin raportuar se kishin humbur.

Me urgjencë, helikopteri i Forcave Ajrore ka mbërritur në vendngjarje, për të marrë gjashtë turistët dhe pëe ti dërguar në Theth.

Në pamjet e mëposhtme shihet se si efektivi i Forcave Ajrore, zbret me litar nga helikopteri dhe shpëton turistët. Operacioni i shpëtimit zgjati më shumë se dy orë dhe aktualisht turistët janë në Theth, në gjendje të mirë shëndetësore.