Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka thirrur sot në takim ministrne e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Dosja.al mëson se takimi është zhvilluar në rezidencën ku aktualisht po qëndron ambasadorja

Në fokus të këtij takimi, mësohet të ketë qenë çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, mësohet se në ditët në vijim Yuri Kim do të zhvillojë takime me aktorët kryesorë që lidhen me zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Pasditen e sotme, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dha mendimin e saj në lidhje me Opinion e publikuar nga Komisioni i Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Kim theksoi se është në një mendja me Venecian dhe se liderët duhet tu japing shqiptarëve gjykata funksionale dhe një Reformë në Drejtësi