Lëkundje të lehta janë shënuar pak minuta më parë në vendin tonë, të cilat janë ndjerë kryesisht në qytetet e Tiranës dhe Durrësit.

Sipas njoftimin zyrtar nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 të shkallës Rigter, ndërsa epiqendra ka qenë midis Tiranës dhe Shijakut.

Shumë qytetarë shkruajnë se i kanë ndjerë lëkundjet, edhe pse ato raportohet të kenë qenë të lehta