Rastet e shumta me koronavirus në vend gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësime në institucionet shëndetësore, por edhe në publik.

Për të folur në me lidhje situatën epidemike, jo të favorshme, dhe lidhur me vatrat infektive në qendrat shëndetësore, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Juli Xhokaxhi, në “Byro Politike” Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.

Bino tha se rastet pozitivë për koronavirus, ditën e sotme, nuk mund të quhen vatër infeksioni, edhe pse ajo e pranoi që në rastet e raportuara ka patur të infektuar edhe nga QSUT. Sipas Binos, ky infeksion në qendrat shëndetësore, dhe në QSUT, ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së personelit mjekësor, të cilët nuk respektojnë protokollet e sigurisë madje disa prej tyre, sipas saj, kanë tangërllëk dhe nuk e vendosin maskën, edhe kur ja u kërkon si domosdoshmëri.

“Në këto 67 raste nuk është vatër QSUT dhe as poliklinika. Ka pasur raste nga QSUT por smund të themi vatër. Natyrisht problemi i QSUT ka qenë tepër i rëndësishëm por dua të theksoj që mjekët, punonjësit shëndetësor nuk janë më kot më të rrezikuarit, dhe sfida kryesore është në mbrojtjen e tyre.