Koronavirusi ka gjunjëzuar Maqedoninë e Veriut, ku edhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shifra të frikshme.

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1391 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 193 kanë rezultuar pozitivë me Covid19, ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus, 5 viktima nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri.