Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar ngjarjen e Ardian Çapjas në oborrin e shtëpisë së tij nga një snajper.

Hoxha, i cili para pak kohësh publikoi edhe një foto të Çapjas me kryeministrin Edi Rama, me ironi i ka kërkuar atij që të ketë më shumë kujdes se me kë shoqërohet.

Udhëheqës, kur të sugjerojmë, mos shko vend e pa vend, mos tako gjithkënd që të fton, nuk kemi hallin e atyre, “biznesmenëve” të shërbimit social, se ata kanë 20 vite që i dalin zot vetes. Kemi hallin tënd, se e ha si “dem anësor” dhe na lë kombin mes 4 rrugëve!!! shkruan Hoxha.