Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar. Kreu i shtetit i ka bërë thirrje parlamentit, që të mendojë për familjet dhe njerëzit në nevojë dhe jo për një grup njerëzish.
“PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 64/2020 “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” TË NDRYSHUAR” Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës. Dekretoj:
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti“ është ky dekreti i Presidentit.