Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë.

Bëhet me dije se një rast nga personeli shëndetësor është infektuar për herë të dytë pas 3 muajve, pasi kishte kontakt me një pjesëtart të familjes që është infektuar ditët e fundit. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë. Deri me sot 34 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID19. Aktualisht, në vendin tonë numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 1232.