Rritet numri I personave të prekur me COVID-19 në qytetin e Shkodrës . Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe tre raste të reja me Koronavirus , duke e çuar numrin në total në 14 të infektuar aktiv . Mesohet se behet fjale per sanitare ne nje institucion shendetesor ne Shkoder

Mësohet se vazhdon marrja e tamponëve për personat e dyshuar se mund të jene prekur nga COVID 19. Qyteti I Shkodrës vazhdon të mbetet një nga zonat ku virusi COVID 19 vazhdon të jetë prezent. Në këto kushte qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe për më tepër kur tani lëvizja është krejtë e lirë , rreziku I marrjes së virusit është I mundshëm.

Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se agresiviteti I virusit ka rënë ndjeshëm dhe kjo është një e dhënë që e bën situatën më optimiste. Që nga koha kur vendi u përfshi nga pandemia në qytetin e Shkodrës janë prekur gjithsej 125 persona , ku 90 % e tyre janë shëruar plotësisht.

Pavarsisht situatës së krijuar , specialistët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetsor në Shkodër vazhdojnë hetimin epidemiologjik për gjurmimet e personave të infektuar me koronavirus. Ndërkohë nje nga masat për frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit kërkohet respektimi I vazhdueshëm I distancës sociale mes individëve.