Faxweb.al mëson se në orën 19 30 të mbrëmjes së sotme do të mblidhet sërish Këshilli Politik me pjesmarrjen e 4 përfaqësuesve të përhershëm ndërsa të njëjtat burime thonë se pritet firmosja e marrëveshjes pasi është gjetur dakordësi.

Takimi do të zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Kongresëve ndërsa ftesa është bërë nga zyra e OSBEE në Tiranë ndërsa opozita jashtëparlamentare ka konfirmuar pjesmarrjen.

Nënkryetari i LSI së Petrit Vasili ndodhet në zyrën e Lkreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa temë e takimit është Reforma Zgjedhore dhe gjetja e një qëndrimi të përbashkët për këtë çështje në lidhje me pikat ku ndahen mendimet me mazhorancën çfarë ka penguar deri më sot arritjen e një marrëveshje.

Vasili është njëkohësisht anëtari i LSI së në tryezën e Këshillit Politik, ndërsa axhenda e takimeve brenda koalicionit opozitar ka qenë e ngarkuar ditët e fundit, kjo edhe për shkakun se tashmë ambasadorja amnerikane Yuri Kim e përfshirë në reformën zgjedhore, ka deklaruar se topi është në dorën e opozitës. Faxweb al mëson se sapo i është bashkuar takimit të tyre edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Basha ka mbledhur sot paradite aleatët në selinë blu. Në takim ka qenë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi dhe aletatët e tjerë të vegjël, ndërsa diskutimet janë përqëndruar tek Reforma Zgjedhore

Rama tha mbrëmë në një emision televiziv, se në rast se opozita nuk jep dakordësinë, Reforma Zgjedhore do të kalojë edhe në mënyrë të njëanshme në Kuvend, pasi nuk mund të mbahet peng procesi i Integrimit të vendit.

Paralelisht ditën e sotme Presidenti Meta ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Takimi i Kim me Metën vjen pak ditë pasi presidenti Meta ka bërë publike dhe një marrëveshje me 14 pika për zgjidhjen e krizës politike në vend, të cilën tha se ia kishte dorëzuar dhe ambasadores që në datën 8 Prill