Kryeminstri Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme ku ka folur për Redormën Zgjedhore, ka zbuluar dhe datën se kur do të shkojë vendi drejt zgjedhjeve parlamentare.

Rama tha gjithashtu se ka pak gjasa që identifikimi elektronik i votuesve të arrihet në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse do i qëndronim strikt kornizës së rekomandimeve të OSBE ne nuk duhet ta diskutonim fare përfshirjen e teknologjisë në proces.

ODIHR nuk e inkurajon dhe ka vende që e quajnë dhe antikushtetuese. Votimi elektronik është i përjashtuar kategorikisht.

Megjithatë duhet thënë se kjo është një gjë që kërkon kohë. Unë jam pesimist që bëhet në zgjedhjet e ardhshme.

ODIHR rekomandon që nëse një vend shkon drejt zgjedhjeve në orientim të teknologjisë, asnjëherë nuk duhet të shkojë menjëherë, por me faza, me projekte pilot.

Ne kemi humbur shume kohe, kemi qëndruar në pritje 3 vjet e 4 që opozita të kthehet në tryezë, sepse nuk bëhen rregullat e lojës me molotov, bëhen me dialog.

Koha është shumë e shkurter. Ajo që kemi marrë nga të gjitha analizat, studimet është që në momentin e nënshkrimit të kontratës,deri në momentin e lëvrimit të produktit nëse ne e kalojmë ligjin tani, minumumi është 6 muaj dhe secila fazë kërkon kohën e vet, por midis 15 prillit dhe 15 maji do jetë data e zgjedhjeve, ndaj them jam pesimist se do arrihet”, tha Rama./CNA.al