Vijon të rritet numri I personave të infektuar me COVID19 në qytetin e Shkodrës. Nga 13 mostrat e marra një ditë më parë, një prej tyre ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Kështu, numri I të prekurve arrin në 122 persona, ndër të cilët 11 janë raste aktive. Të infektuarit aktivë janë të vetëizoluar në banesa dhe po marrin ndiqen nga mjekët e familjes për çdo dkomplikacion shëndetësor që mund të shfaqin.

Deri më tani, gjendja e tyre shëndetësore është e qetë dhe pa simptoma. Ndërkohë, prej ditësh nuk është konfirmuar për rast I personave të shëruar nga virusi COVID-19. Rasti I fundit I një qytetari të shëruar ishte dy ditë më parë. Deri më tani, më shumë se 110 është numri I personave të cilët e kanë përballuar luftën me virusin COVID19

Pavarësisht situatës së krijuar, specialistët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër vazhdojnë hetimin epidemilogjik ku mesatarja e mostarve të marra çdo 24 është 10. Deri më tani, në qarkun Shkodër janë bërë 1300 testime që prej ditëve të para të përhapjes së virusit COVID19 në vendin tonë.

Si shkak I lehtësimit të masave, tashmë vazhdon lëvizja e lirë e qytetarëve në këmbë apo makina, ndërkohë që kërkohet respektimi I vazhdueshëm I distancës fizike mes individëve si një nga masat për frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.