Policia e Durrësit ka dhene detaje te reja per ngjarjen e rende te zbuluar ne oret e para te mengjesit.

Më datë 02.06.2020, në orën 06 30, në lagjen nr 1, Durrës, është gjetur i pajetë një shtetas sirian, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i 3 të i ish hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni i tij.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.