Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, 1 në Durrës, 1 në Shkodër, 1 në Kamëz, 1 në Mallakastër.

Mes të infektuarve janë dhe 6 nga personeli mjekësor. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik

Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve në total

Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Në vendin tonë numri i të inf ektuarve në total është 1164