Kopshtet dhe çerdhet kanë hapur dyert më 1 Qershor, por në Shkodër një gjë e tille ka ndodhur vetëm në kopshtet private. Një nga kopshti privat ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të pritur fëmijët këtë të hënë, me aheng Shkodra e fëmijët me dajre.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi ka uruar sot fëmijët me nëpërmjet një videoje të përcjellë në rrjetet sociale.

Bashkia Shkodër do të hapë kopshtet dhe çerdhet në datën 5 Qershor. Kjo shtyrje ka ardhur për shkak të procedurave të prokurimeve publike për pajisjen e kopshteve dhe çerdheve me termometra ultrared dhe pajisjeve të tjera të përcaktuara nga udhëzimi I Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet e sigurisë.

VIDEO FANTASTIKE // ME AHENG, HUMOR DHE BUZEQESHJE, RINIS KOPESHTI "BOREBARDHA" NE SHKODER

VIDEO FANTASTIKE // ME AHENG, HUMOR DHE BUZEQESHJE, RINIS KOPSHTI "BOREBARDHA" NE SHKODER

Posted by EeTimes.al on Monday, June 1, 2020