Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë është përmbysur njëra prej tyre.

Në mjetin e përmbysur ka qenë babai bashkë me dy fëmijët e tij të mitur, të cilët janë plagosur dhe po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetë.

“BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendngjarje, ndërsa pritet që të zbardhen detaje nga aksidenti.