Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Shkozës, ku mësohet se një automjet i Policisë Rrugore ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në lumin e Lanës.

Teksa mësohet se nga aksidenti i frikshëm nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale, nga pamjet e siguruara nga “Ora News” pak minuta pas aksidentit shihet qartë automjeti i Rrugores ka çarë gardhin e hekurave mbrojtës në trotuarin duke përfunduar në Lanë.

Ndërkaq kolegët e dy efektivëve që ndodheshin në makinën e aksidentuar të shërbimit kanë mbërritur në vendngjarje duke nxjerrë dhe mjetin nga lumi, si dhe ka nisur hetimet paraprake për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Instagram will load in the frontend.