Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19. Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit
Burime i thanë “BalkanWeb” se këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë, e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.
Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tamponë për analiza, nga të cilat 6 kanë rezultuar pozitivë. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor
Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid19