Partia e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka prezantuar spotin e ri zgjedhor në të cilin në hartën e Serbisë nuk figuron Kosova, veprim ky që ka nxitur reagime të áshpra nga partitë e tjera opozitare në vend
Këtë e ka komentuar edhe analisti politik Boban Stojanoviç, i cili thotë se është një gabim shumë i madh dhe shton se askush nuk e di se çfarë porosie fshihet pas tij, duke vijuar me aludimin se ndoshta është një përgatitje për votuesit për hapat që ka menduar në të ardhmen rreth Kosovës
Prezantim tejet interesant grafik, për të cilin do të doja të shihja se çfarë mendojnë votuesit e tyre. Më saktësisht cili është komenti i tyre rreth asaj se çfarë mendojnë, që SNS Partia Përparimtare e Serbisë, nuk brengoset fare për fëmijët në Kosovë. Mendoj se është një gabim shumë i madh ky spot, por kush e di se çfarë porosie fshihet prapa tij. Ndoshta është një tentim përgatitje për votuesit e SNS për hapat e ardhshëm të Vuçiçit rreth Kosovës, dhe në këtë mënyrë po i testojnë votuesit e tyre ka thënë analisti
Ndërkohë, gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, Lëvizje Popullore e serbëve në Serbi, Otadžbin kishte deklaruar se si Vuçiç ia ka dorëzuar Ujmanin Prishtinës zyrtare në heshtje