Ish-deputetja e PS-së, Arta Dade nuk është kursyer me akuzat ndaj Partisë Socialiste dhe kryetarit, Edi Rama.

Në një intervistë të dhënë për “A Show” ajo është shprehur se situata politike në vend është përkeqësuar, pasi si opozita por edhe maxhoranca nuk ngrenë zërin ndaj problemeve

Ajo u shpreh se deputetët e maxhorancës, nuk flasin ndaj padrejtësive pasi duan të sigurojnë vendin në listë për një tjetër mandat. Sipas saj, zgjidhje është vetëm një sistem me lista të hapura.

Nuk ka shpresë që ajo parti të bëhet. Është dramë e madhe që i ka dhënë vendit. Nuk po them për qeveri të shkëlqyera por të mira. Gjërat janë përkeqsuar. Ai bën të njëjtën gjë që bëri kundërshtari yt që ti e shave për 8 vjet. Gojën e ka mbyllur edhe opozita, jo vetëm brenda PS.

Kjo është shumë e keqe. Nuk mund të fshihet opozita pas Aleancës, as pas analistëve. Nuk po i përfill njeri. Ky është shqetësimi më i madh, se kryeministri është arrogant. Hoqi të gjithë kundërshtarët, se kujtohet Blushi, që për mua ishte skandali më i madh. Kolegët e mi nuk flasin, jo sepse nuk dinë por sepse dinë shumë. Sepse duan të jenë sërish në lista. Duhet prishur sistemi i listave, jemi kthyer sërish në Parti Pune. Jemi më keq madje. Edhe brezi i ri i politikës është bërë më keq. Mundohen të tregohen besnik ndaj partisë. Gjithë ai parlament të gajaset me batuta skandaloze… Deputetët janë thjesht kartona tha Dade.