Qevria aktuale është kthyer në epiqendër e sulmeve të opozitës dhe kjo për faktin se Kryeministri Rama rezulton i përfshirë në afera tenderimesh abuzive.

I tillë është edhe rasti që ka ardhur sot në formën e një denoncimi nga ish-kryeministri i vendit Sali Berisha.

Ai ka denoncuar me fakte, emra, dokumenta, një super-vjedhje prej 480 milionë lekësh në Ministrinë e Brendshme me tenderin e uniformave policore. Një rast abuziv që rikthehet në vëmendje pas disa kohësh.

Ndërsa pjesë e planit për përfitim “në kurriz’ të uniformave të policisë është pa diskutim dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Provat dhe faktet e bëra publike nga Berisha kanë mbërritur në inbox-in e tij nga një qytetar i cili shkruan se po bëhet e pamundura për të përfituar nga ky tender edhe pse në periudhë pandemie.

Vetë ish-kryeministri Berisha nuk ka ngurruar të fajësojë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn për këtë rast abuziv.

Berisha tregon se dyshja Lleshi-Rama, kanë bërë anulimin e tenderit të parë qëllimisht duke shpallur fitues një tjetër kompani për blerjen e uniformave policore.

Në rastin e dytë blihen më pak uniforma por me të njëjtën vlerë monetare si në procedurën fillestare çfarë nënkupton një fitim neto prej 480.000.000 lekësh për “hajdutët” e vendit