Arrestohet nga Policia një 48 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për t.rafik n.arkotikësh.

Operacioni nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ku u bë i mundur lokalizimi në Elbasan dhe arrestimi i shtetasit A. Ç. 48 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Reggio Calabrias, Itali, më datë 17.02.2020 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në b.urg” për kryerjen e veprave penale “T.rafik na.rkotikësh” dhe “Organizatë k.riminale” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka t.rafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde n.arkotike të llojit k.okainë, me qëllim për ta shitur në Itali

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë