Tregjet, palestrat dhe klubet e kërcimit janë kthyer në një përhapës të koronavirusit. Nëse po mendonit se se ishin spitalet apo azilet e të moshuarve vëndet më të rrezikshme, e keni pasur gabim. Vendet më të rrezikshme kanë qënë ato më të përditshmet, dhe më të mbipopulluarat.

Sipas një studimi të botuar në “Telegraph” disa aktivitete mund të jenë përgjegjëse për të paktën 80 për qind të infeksioneve me koronavirus. Në një sondazh të bërë në Korenë e Jugutk, 112 persona u infektuan në një klasë vallëzimi latine.

Nuk kanë munguar edhe të infektuarit në koret e kishave. Pesëdhjetë anëtarë të Korit të Katedrales në Berlin u infektuan nga pandemia. Gjithashtu ‘ngjarja’ u përsërit edhe në Amsterdam, ku nga 103 persona të infektuar, njëri humbi jetën.

Por nuk kanë munguar as tavernat, pasi përhapja më e madhe e epidemisë në Europë erdhi nga një tavernë në alpet e Tirolit. Mendohet se origjina e përhapjes së infeksionit në Britani, Gjermani, Islandë, Norvegji dhe Danimarkë e kanë pasur origjinën nga taverna “Kitzloch” e njohur për festat gjatë sezonit të skive. Gjithashtu mendohet se një turiste nga ky resort ka përhapur pandeminë edhe në veriun e Italisë.

Një efekt negativ për këto biznese është paniku që ka shkaktuar tek ‘konsumatorët’ të cilët pasi janë infektuar njëherë do ta kenë të vështirë që të rikthehen.