Pas qëndrimeve të ambasadorëve të SHBA dhe BE të cilët përshëndetën vendimin e kreut të PD-së Lulzim Bashës për tiu rikthyer dialogut për Reformën Zgjedhore, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Rama me anë të një mesazhi në Twitter është shprehur se vendimi i opozitës jashtë parlamentare për të qenë pjesë e tryezës është për një kthesë për tu përshëndetur

Postimi i Ramës Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për tu përshëndetur Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus.

Kreu i PD së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, u shpreh se PD është e gatshme që të japë kountributin e saj për të përfunduar sa më parë Reformën Zgjedhore. Basha tha se PD do të ulet njëherë e më parë në tryezën e Reformës Zgjedhore, ndërsa theksoi se zgjedhjet e lira do ti japin fitore plebishitare partisë që ai drejton.

Jemi të angazhuar plotësisht në përfundimin njëherë e mirë të Reformës zgjedhore që mund tiu japim më në fund shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë përmes një vote plebishitare.

Unë nuk e di se cili në televizionin tuaj ka guximin të thojë se opozita duhet të ulej në tryezë pak orë pas aktit të shembjes së Teatrit, por opozita nuk e ka braktisur në asnjë rast tryezën e Reformës Zgjedhore. Nuk ka njeri që nuk e kupton këtë, që ne nuk mund të uleshim në tryezë në një kohë kur deputetët tanë po rriheshin shqiptarët në rrugë tha Basha