Në seancën e sotme të Kuvendit, Rama foli për situatën e koronavirusit në vend dhe theksoi se gradualisht do bëhet hapja e plotë.

Gjithashtu e vuri theksin edhe te rreziku i rikthimit të një vale të dytë, dhe për këtë bëri apel që të kemi shumë kujdes.

Nuk harroi të përmendte dhe lavdet për veten, diçka që e ka bërë shpesh këto kohët e fundit, duke marrë misionin e ‘shpëtimtarit’ të kombit.

Kufijtë e Shqipërisë do të hapen dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik. Jo sipas atyre që i kanë kthyer shpinën Shekspirit dhe ndërkohë që i kanë sytë e ngulur tek Teatri, por duke u përgatitur se nëse vjen një valë tjetër, e cila do jetë më e egër se ajo që kaluam, sidoqoftë ta përballojmë përsëri me atë dinjitet që e përballuam duke e vendosur Shqipërinë në atë grup vendesh që sot shihen me admirim për rezultatet

Ai gjithashtu tha se mbrëmë kishte marrë një mesazh nga presidenti i Turqisë, i cili e admironte për punën e bërë në përballimin e krizës Covid19

Ndër të tjera u shpreh:

Jo më larg se mbrëmë presidenti i Turqisë më ka shprehur këtë admirim për cfarë ka bërë shteti shqiptar dhe cfarë rezultatesh ka arritur