Edi Rama ka folur sot në Kuvend përsa i përket prishjes së Teatrit dhe pandemisë së koronavirusit.

Për të mbuluar gabimin me Teatrin, ku rrënoi një histori kombëtare, Rama ka vendosur të flasë për masat e Covid-19. Ai nuk mund të flasë për kullat që do ndërtohen në territorin e Teatrit prandaj sipas tij zgjedh të marrë rolin e “babait të kombit” që kujdeset për popullin, por që në protesta i dhunon.

Ai me propagandën më të madhe ka rrahur gjoksin për masat e marra duke e rreshtuar veten ndër më të mirët.

Gjithashtu Rama thekson se vala e dytë e koronavirusit do të jetë më e rëndë.

Budallallëku ngjitet si sëmundjet infektive prandaj zgjidhni me kujdes kë dëgjoni. Meqë teatrin e politikës e ka pushtuar politika për teatrin. Mund të përballeshim me një situatë dramatike për sa i përket Covid-19. Një betejë të cilën sumë vende më të zhvilluara, më të fuqishme se ne e humbëm. Kur kam qenë në një spital në Masaçusets, SHBA pranë një njeriu zemre, për të cilin do jepja jetën, sot në atë spital ka 6 mijë të vdekur në një shtet që ka vetëm dyfishin e popullsisë së Shqipërisë. Brenda majit, Shqipëria do jetë e hapur, kufijtë do hapen e do përgatitemi për sezonin veror. Por duhet të jemi të përgatitur për një valë tjetër, që do jetë më e rëndë po ju them, ta përballojmë me atë seriozitet e sukses që e përballuam duke e vënë Shqipërinë në atë numër vendesh që shihet me admirim