Presidenti Meta ka komentuar një qendrim të socialistit të vjetër Sherif Bundo, i cili shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar e ka quajtur si akt cubash, të cilin socialistet e ndershëm nuk e meritojnë si ndëshkim.

Lidhur me këtë Meta shkruan se më shumë se një akt cubash, prishja e Teatrit Kombëtar është një akt shkombëtarizues.

I dashur Profesor Bundo, ndaj me ju të njëjtat shqetësime, dhe kam bindjen e plotë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushtetues dhe i paligjshëm, por një AKT I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES!” shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.