Mjeku i njohur Tritan Kalo thote se është pro zgjerimit të fashës së orarit për lëvizjen e qytetarëve deri në orën 21:00.

“Nga e hëna do të ketë hapje më të madhe. Kemi pasur 18 raste, sot 17. Në 3 ditë rresht kishim vetëm nga 4 raste. Është diçka e pritshme. Ne shohim që shtrimet nuk janë shtuar dhe intubimet jo.

Ky optimizëm real, nuk duam që të kthehet në një optimizëm të rremë, nëse qytetarët të mos respektojnë masat. Për orarin mund të jetë hera e pestë që reagojë. Mund të kapërcehet dhe ora 21:00. Por duhet thënë se edhe pse ka qenë 17:30 orari i fundit, pas kësaj ore ka pasur lëvizje. Për mua deri në orën 21:00 të lëvizin.

Pas kësaj ore iu jepet mundësia qytetit që të furnizohet dhe institucionet që merren me sterilizim të bëjnë të mundur përgatitjen për ditën e nesërme. Njerëzit nuk duhet të lëshojnë krahët. Nuk duhet të neglizhohen. Jeta jetohet, edhe nëse disa zakone duhet ti lëmë mënjanë“

Nder te tjera mjeku deklaroi se shqiptarët do të shfrytëzojnë edhe detin për plazh.

“Nëse mirëbesimi shkelet, atëherë do kemi për fat të keq regres. Do të shijojmë diellin, por duhet shumë kujdes. Duhet bërë kujdes edhe për higjenën edhe për ujërat në det. Prsh ujërat e zeza që janë në det duhet të eliminohen. Duhet bërë klorinimi i ujit ne pishina. Klori i mjaftueshëm është mirë, ndërsa klori i tepërt ka pasoja” tha mjeku Kalo.