Alex Seitaj është një nga 60 emrat e listës së parë të artistëve për të cilët Bashkia e Tiranës pretendonte se kanë firmosur një peticion për prishjen e godinës së Teatrit kombëtar. Ndërkohë që vetëm pak minuta më parë, producentja, Kozeta Kurti konfirmoi për Fax News se nuk e kishte firmosur një peticion të tillë, edhe Alex Seitaj konfirmon diçka të tillë.

Ai shkruan në rrjetet sociale se nuk ka luajtur asnjë rol në skenën e Teatrit kombëtar dhe mbase nuk do ta bëjë asnjëherë, duke shtuar se fati i godinës nuk i përket atij

Të nderuar m,iq Po më bëjnë tag në një faqe e cila tregon emrat e personave që kanë firmosur për prishjen e teatrit. Aty ndodhet edhe emri im. Publikisht shprehem se nuk kam firmosur një dokument të tillë. Nuk mendoj se fati i teatrit më përket mua për të vendosur e thënë troç prish a jo unë nuk përfitoj nai gjo sepse nuk kam luajtur ndonjëherë në TK dhe mbase nuk do të luaj kurrë