Producentja Kozeta Kurti doli në listën e publikuar nga Bashkia e Tiranës sikur kishin firmosur një peticion për ti hapur rrugë ndërtimit të një Teatrit të ri, ndërsa ajo ka reaguar për herë të parë për gazetaren e Fax NeWs Edona Haklaj

Kurti mohon të ketë hedhur firmën, ndërsa mbetet e mistershme kush nga 60 artistët e tjerë emrat e të cilëve u publikuan nga Bashkia e Tiranës, është përfshirë pa dijeninë dhe dakortësinë e tij në këtë peticion

Kurti thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket temës së Teatrit që është për një godinë të re por pa kulla dhe PPP, ndërsa shton se do të firmoste vetë pasi të shikonte projektin.

Unë qëndrimin tim, e kam dhënë në vitin 2018 Unë qëndrimin tim e kam dhënë në vitin 2018. Nuk ka firmosur askush për mua. Firmën e kam të pakopjueshme. Jam për një teatër të ri, pa PPP Jam për teatër të ti por jo për kulla.  Vendimi im për firmosje apo jo, pasi të shoh projekti , tha Kurti për Fax News.

Disa aktorë dhe regjisorë kanë bërë një peticion ku dalin pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Rreth 60 artistë i dërguan një thirrje Presidentit Meta dhe kryedemokratit Basha që të mos pengojnë teatrin e ri. Ndër ta është edhe Gazmend Paja, i cili është dhe anëtar këshilli bashkiak duke konsistuar që që një anëtar këshilli voton si artist për një vendim pasoja e të cilit varet edhe nga vota e tij