Një pretendim që po ndahet gjerësisht në mediat sociale se vendosja e maskave për një kohë të gjatë mund të jetë e rrezikshme nuk është aspak e vërtetë” ka thënë Organizata Botërore e Shëndetit

Një artikull që publikon pretendimin u shfaq për herë të parë në internet në spanjisht, në fund të prillit. Ai po qarkullonte gjerësisht në vendet spanjolle, përpara se të shfaqej një përkthim në mediat angleze dhe në një site të lajmeve nigeriane

Artikulli pretendonte se frymëmarrja e zgjatur ndërsa mbahet maska ​​çon në thithjen e dioksidit të karbonit, gjë që i bën njerëzit të kenë marramendje dhe privojn trupin nga oksigjeni

Gjithashtu u pretendua se njerëzit duhet të heqin maskat ​​”çdo 10 minuta për të vazhduar të ndjehen të shëndetshëm

Dr Richard Mihigo nga OBSH i tha BBC se këto pretendime në të vërtetë mund të paraqesin një rrezik për shëndetin

Ai tha se njerëzit mund të ekspozohen ndaj ndotjes nëse i heqin maskat ​​për të marrë frymë

Ai shtoi se maskat e bëra sipas udhëzimeve të OBSH-së duhet të kenë dy ose më shumë shtresa leckash që të jenë efektive, dhe duhet tju lejojnëë të merrni frymë normalisht dhe të parandaloni që grimcat e virusit të kalojnë

Rreziku i vetëm është për fëmijët nën dy vjeç mushkëritë e të cilëve nuk janë zhvilluar plotësisht. Ata nuk këshillohen të veshin maska ​​shtëpiake