Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kushtëzimin e reformës zgjedhore me dy pika të panegociueshme dhe për kufizimin e reformës vetëm tek rekomandimet e OSBE ODIHR, pa marrë parasysh qendrimet e opozotës, ndryshe nga marrëveshja e janarit, kanë tensionuar situatën në Këshillin Politik.

Opozita jo vetëm nuk i ka mirëpritur qendrimet e kryeministrit, por beson se pas tyre fshihet qëllimi i tij për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore. Të paktën dy emaile të shkëmbyera mbrëmë në grupin e Këshillit Politik e dëshmojnë këtë dhe paralajmërojnë se sot paradite do të jetë një takim i vështirë ai mes përfaqësuesve parlamentarë Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari dhe përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashi PD dhe Petrit Vasili LSI. Është nënkryetari i LSI së ai që ka shprehur shqetësimin i pari me një email për anëtarët e Këshillit Politik dhe ekspertëve të huaj që bëjnë pjesë në të.

Është e qartë se ky qendrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për Këshillin Politik, që minon frymën e konsensusit. Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Ky kryeministër me rekorde tepër të rënda në manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka asnjë interes për të mbështetur propozimet e opozitës, që pastrojnë zgjedhjet nga shitblerja dhe kriminalizimi. Nuk mendoj se OSBE ODIHR janë noterizuesit e propozimeve të njëanshme provokative dhe antikosensuale të Kryeministrit. thuhet në komunikimin elektronik që ne kemi siguruar.

Petrit Vasili ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, duke e konsideruar mbajtjen e saj një farsë në kushtet kur kryeministri ka paracaktuar rezultatin. Por ajo që mësohet është se opozita nuk do të mungojë në mbledhjen e orës 10.30 Megjithatë, nga komunikimi kuptohet se ka për të qenë një takim i vështirë

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, pas deklarimeve të kryeministrit kryetar partie të tij, është tashmë në kushtet e pamundësisë së plotë të negociimit dhe të mungesës së plotë të besimit e të sinqeritetit politik për të ndërtuar konsensus.Pa qartësuar në nivel politik një situatë të tillë, vazhdimi në këto kushte i punës së Këshillit Politik do të ishte vetëm një peëmbushje e skenarit të Kryeministrit për zvarritjen e procesit të reformës zgjedhore, me qëllim fitimin e kohës dhe vendosjes përpara faktit të kryer e votimit të njëanshëm të kësaj reforme. thuhet në emailin e darguar nga Petrit Vasili për anëtarët e Këshillit Politik