Mjeku Pëllumb Pipero ka rrëfyer mbrëmjen e sotme disa detaje të dhímbshme nga puna në spitalin Infektiv. Në një intervistë për Muç Nanon, mjeku ka thënë se te Infektivi ka pasur pacientë që kanë ndërruar jetë dhe nuk kanë pasur asnjë të afërm

Pipero rrëfeu rastin e një pacienti që kishte ndërruar jetë dhe vajza që ndodhej në Itali i kërkonte foto të të atit, apo djali i një pacienti tjetër kërkonte të dinte ku e kishte várrin i ati

Kemi pasur qytetarë që kanë humbur jetën dhe nuk kanë pasur asnjë të afërm. I kanë pasur fëmijët jashtë. Njërit i qëlloi edhe gruaja bashkë me fëmijët në Itali dhe vajza që më lutej çoja një foto apo video të babait. Ka pasur dhe nga ata që më kanë pyetur se ku mund ta gjej várrin e babait tim

Pándemitë nuk janë gjëra të zakonshme, janë të jashtëzakonshme. Kam 40 vjet doktor dhe është hera e parë që e përjetoj këtë lloj pándemie. Kjo pándemi nuk i ngjan as gripit spanjoll është shumë herë më e frikshme. Ndoshta për shkak të mungesës së kapaciteteve mjekësore në të gjithë botën, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero