Një ndërhyrje e rrallë në zemër, që kryhet veçse në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në botë është realizuar sot në QSUT falë talentit dhe eksperiencës të doktor Altin Veshtit, doktor Arben Baboçit dhe anestezistëve doktor Saimir Kuçi dhe doktor Alfred Ibrahimi!

Operacioni tejet i vështirë, i këmbimit arterial në zemrën e një të porsalinduri, u bë i mundur me një metodë të re bashkëkohore të realizuar me sukses nga mjekët tanë!

Edhe në kohë pandemie, ekipi i #kardiokirurgjisë në QSUT, është në vijën e parë për të shpëtuar jetë

Shërbimi shëndetësor nuk ka ndalur për asnjë moment, për ti garantuar qytetarëve shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, në kohë dhe me cilësi, nga stafi i kualifikuar i spitaleve tona!