Shqipëria do të hapë kufijtë ajror dhe tokësor me 18 maj. Kjo me sa duket do të jetë data e rifillimit të udhëtimeve po ti besohet fjalëve të Kryeministrit Rama të cilat kanë dalë këto ditë më të forta se fuqia e ligjit.

Rama deklaroi këtë të enjte, në mbledhjen me Këshillin e Ekspertëve se: “Deri në datë 18 maat do të mbeten të njëjta, pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri”.

Këto masa hapjeje që duken si një senjë e zbeht për rifillimin e udhëtimeve u shoqëruan edhe nga njoftimi u shoqëruan se javën e ardhshme rinis procesi i pajisjes me pashaporta dhe karta të reja identiteti. Por pavarësisht këtyre sinjaleve të nudhëtosh këtej e tutje nuk do të jetë e lehtë.

Përpos kostove të shoqërive ajrore që do të jenë shumë më të larta, paisjes me një pashaportë mjeksore, apo detyrimin për të kryer teste (mbi 200 euro) kur zbarkon në një aeroport të huaj, vështirësia konsiston në faktin se nuk dihet se kur do të liberalizojnë lëvizjen vendet e tjera.

Sipas raportit të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) e Kombeve të Bashkuara, të gjitha vendet e botës janë duke zbatuar kufizimet e udhëtimit. “Ky është kufizimi më i madh në udhëtimet ndërkombëtare të vërejtura ndonjëherë në histori dhe, deri më sot. Asnjë vend nuk ka hequr kufizimet e vendosura si përgjigje të krizës” theksonte UNWTO.

Për momentin, është e pamundur të shkoni me pushime, me tren ose me makinë në një vend kufitar apo me aeroplan mijëra kilometra larg. Sipas raportit të datës 29 Prill 2020, nga 217 destinacione në botë, 45% kanë mbyllur tërësisht ose pjesërisht, kufijtë e tyre për turistët. 30% i kanë pezulluar, tërësisht ose pjesërisht, fluturimet ndërkombëtare, 18% ndalojnë hyrjen për udhëtarët nga vendet specifike ose për atë që kanë qenë në tranzit në destinacione specifike ndërsa 7% ose zbatojnë masa që lidhen me vizën, ose zbatojnë masa të ndryshme siç janë karantina ose masa të izolimit për 14 ditë