Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata thote se ekziston mundesia qe virusi i ri me të cilin po përballemi të rikthehet sërish në vjeshtë dhe dimer.

Sipas tij, vendi mund të përballet me një situatë tepër të vështirë, por ekziston shpresa që të ketë iláçe apo váksinë deri në atë kohë.

“Qytetarët të mos kujtojnë se çdo gjë ka marrë fund. Gjithmonë ekziston, njësoj si viruset e tjera, nga fundi i vjeshtës, fillimi i dimrit, ky virùs i ri të kthehet dhe mund të ndodhemi sërish në një situatë të vështirë pasi mund të kemi dhe virusin e gripit të zakonshëm dhe virusin Covid-19. Shpresoj që deri atë kohë të kemi mjekime. Shpresojmë të kemi dhe mënyra të tjera për tu mbrojtur, ndoshta do të kemi vaksinën. Paratë për mbështetjen e sistemit shëndetësor të mos kufizoheshin vetëm në situatë pándemie” tha Gjata.