Merjem Uzerli është një nga aktoret turke më me famë, si dhe më të pëlqyera ndër shqiptarët. Ajo mori famën e saj më të madhe, vite më parë, me rolin e saj si Sulltanesha Hyrrem. Merjem u zgjodh nga regjisorja Meral Okay në vitin 2010, si aktorja më e denjë për personazhin Hyrrem. Për këtë personazh, regjisorja ka bërë më shumë se 8 muaj kërkime derisa i ofroi Merjemit rolin, të cilin ajo e pranoi.

Meryem Uzerli u lind në qytetin Kassel të shtetit Gjerman. Ajo është fëmijë i një babai turk me emrin Hysejn, dhe një nëne gjermane, e quajtur Ursula. Merjem (Hyrremi) është fëmija më i vogël i familjes së saj. Familja saj është e përbërë nga 6 anëtarë; prindërit, dy vëllezër më të mëdhenj, një motër më e madhe dhe Hyrremi. Por jo vetëm kjo e fundit i përket botës së artit. Nëna e saj ka qenë dikur aktore, ndërsa motra saj Xhanani ka qenë dhe vazhdon të jetë muzikante e rrymës Jazz.

Marka më e preferuar e Merjemit (Hyrremit) është Louis Vitton. Ndryshe nga shumica e personazheve të aktrimit, Hyrrem as nuk konsumon cigare, dhe as që ka ndonjë tatuazh. Përsa i përket jetës private, ajo ka pasur një lidhje me Can Ateş, nga i cili është bërë nënë e një vajze të quajtur Lara, e cila shkurtin e 2020-ës ka mbushur 6 vjeç. Për momentin, ajo nuk është në asnjë marrëdhënie dashurore.

Nga filmi ku luajti rolin e Hyrremit, ajo mori zemrën e 400 milion fansave, me famë të shtrirë në 60 shtete. Gjatë xhirimeve të filmit, ajo ka jetuar në Stamboll, e sistemuar në një hotel. Para këtij filmi, ajo është njohur në shtetin Gjerman me dy filmat e saj ‘Journey of no Return’ si dhe ‘Jetzt aber Ballet’. Në vitin 2012 ka fituar çmimin e aktores më të mirë, ndërsa sot nuk është vetëm aktore por edhe modele. Pasuria saj e deklaruar ka kaluar shumën prej 10 milionë dollarësh.